“Më jepte vetëm 20 Euro në javë”, Nichi rrëfen për ish-menaxherin

Showbiz
“Më jepte vetëm 20 Euro në javë”, Nichi rrëfen për ish-menaxherin

Reperi ka ndarë me këngëtaren Vjollca Haxhiu disa nga vështirësitë që pretendon se ka përjetuar gjatë kohës kur ishte nën menaxhimin e Shkumbin Nebihut, i njohur si Bini Diez.

Gjatë bisedës në shtëpinë e , ai foli për mënyrën se si paguhej dhe për gjendjen e vështirë financiare në të cilën, sipas tij, ndodhej gjatë asaj periudhe.

Nichi tregoi se në fillim merrte vetëm 20 euro në javë, ndërsa më vonë pagesat ndryshuan, por sërish nuk ishin të mjaftueshme për nevojat e tij.

“Më e rënda është që sikur duke u krenuar që nuk po i kam rendet, me 20 euro në javë. Nuk i kisha punët kurrqysh, ia nisi një kohë 50 euro andej-këndej, çdo dy javë, një javë, pasi nënshkrova kontratë. Vetëm më nuk e ka kuptuar situatën time, ka pasur momente që ia kam dërguar frigoriferin në fotografi, shikoje”, u shpreh reperi.

Ai shtoi se kishte kërkuar të punonte edhe në vende të tjera për të siguruar të ardhura, por sipas rrëfimit të tij, ish-menaxheri nuk e kishte lejuar.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment