Poetja e njohur Mimoza Ahmeti, në një koment të bërë së fundmi lidhur me protestat studentore në Tiranë, është shprehur se protestuesit nuk kanë qartësi të plotë për objektivat e tyre, duke theksuar se ata udhëhiqen më shumë nga pakënaqësitë e përgjithshme sesa nga një platformë e strukturuar.
Gjatë një interviste për Andale, Ahmeti iu përgjigj gjithashtu pyetjeve të shpeshta se përse nuk i është bashkuar protestës së studentëve. Duke iu referuar njohurive të saj teorike në fushën e sociologjisë, ajo u shpreh:
“Në rrugë Mimoza Ahmeti që është një profesore që e njeh sociologjinë si origjinë teorikisht, se praktika gjë tjetër. E njeh në majë të gishtave dhe të të shoqërojnë studentë të cilët thonë nuk jemi shumë të qartë, por jemi të pakënaqur. Dhe aq më tepër kur e di se studentët që nuk punojnë janë në anekset e shoqërisë, pra janë në pritje. Nuk janë ata njerëz që e riprodhojnë shoqërinë që u del fjala nga organizmi se kam peshën.”
Komentet e poetja kanë sjellë në vëmendje diskutimin mbi rolin e studentëve dhe peshën e lëvizjeve të tyre në dinamikat shoqërore dhe ekonomike të vendit.








