Neslihan Atagül Doğulu, e njohur nga miliona shqiptarë si “Nihani” nga seriali ikonik “Dashuri e Pafund” (Kara Sevda), ka vendosur t’i surprizojë të gjithë duke bërë një hap plotësisht të papritur në karrierën e saj!
E mësuar të korrë fitore në ekranet televizive dhe të rrëmbejë çmime ndërkombëtare, aktorja e dashur turke këtë herë nuk vjen me një rol të ri filmik, por me një pasion të fshehur që pak kush e priste: ajo i është futur botës së letersisë!
Pasi spikati në ekranet tona me rolet e saj të paharrueshme — si Nerimani te “Mes Dy Dashurish”, Nareja te “Vajza e Ambasadorit” dhe sidomos Nihani që bëri për vete tërë publikun shqiptar — Neslihan sjell me penën e saj librin e saj të parë për fëmijë.
I publikuar nga shtëpia e njohur botuese Elma Yayınevi, libri i saj mban titullin e veçantë “Bu Evde Bir Afet Var”. Përmes një rrëfimi plot jetë, humor e dashuri, Neslihan sjell historinë e një qeni të vogël kurioz, simpatik dhe pakëz mistrec, i cili përballet me aventurat e të mësuarit me shtëpinë dhe familjen e tij të re.
Një anë krejtësisht e re e aktores që vërteton se talenti i saj nuk ka kufij — nga yll i ekranit, sot ajo po fiton zemrat e lexuesve të vegjël!








