Nihan dhe “vajza” e saj nga seriali ribashkohen pas 10 vitesh!

Showbiz
Nihan dhe "vajza" e saj nga seriali ribashkohen pas 10 vitesh!

Një moment i ëmbël dhe plot nostalgji ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka emocionuar pafund adhuruesit e kinematografisë turke. Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, , është ribashkuar pas një dekade me aktoren e vogël që dikur luante rolin e vajzës së saj, Deniz, në serialin fenomen “).

Seriali, i cili nisi transmetimin në vitin 2015 dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, mbetet ende sot një nga prodhimet më ikonike të dramës turke. Historia e dashurisë së pamundur mes Nihanit dhe Kemalit mbajti të mbërthyer para ekranit miliona teleshikues, ndërsa personazhi i vogëlushes Deniz ishte simboli më i pastër i asaj ndjenje.

Takimi i tyre pas 10 vitesh ka sjellë një valë reagimesh pozitive nga fansat, të cilët janë shprehur të habitur se sa shpejt ka kaluar koha dhe sa shumë është rritur “vajza” e . Pamjet e këtij ribashkimi u bënë menjëherë virale, duke dëshmuar se lidhja e krijuar në sheshxhirim ka lënë gjurmë të veçanta, jo vetëm tek publiku, por edhe tek vetë aktorët.

“Nënë e bijë bashkohen sërish”, ishte komenti që shoqëroi këtë moment të veçantë, duke rikthyer edhe një herë kujtimet më të bukura të një prej serialeve që shënoi histori në televizion.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment