Çfarë i ka ndodhur vërtet Elton Tozajt?!

Showbiz
Çfarë i ka ndodhur vërtet Elton Tozajt?!

Një kthesë e bujshme dhe krejtësisht e papritur ka marrë historia e , i cili ditët e fundit ishte në qendër të vëmendjes mediatike pas raportimeve alarmante se ishte dhunuar dhe më pas kishte humbur çdo gjurmë.

Teksa rrjeti vlonte nga shqetësimet dhe pikëpyetjet mbi fatin e tij, në mediat rozë po qarkullon një lajm që përmbys gjithçka: emri i Tozajt lidhet drejtpërdrejt me spektaklin “”.

Sipas raportimeve të portalit “LajmiShqiptar.al”, që i referohet burimeve të brendshme, gjithçka ka qenë pjesë e një skenari tjetër. Pretendohet se ka mbyllur marrëveshjen me producenten për t’u bërë banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Madje, të njëjtat burime hedhin poshtë zërat për pengmarrje apo zhdukje misterioze, duke theksuar se Tozaj pritet t’i bashkohet kastit të reality show-t që nga dita e nesërme.

Megjithatë, deri tani gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve, pasi ende nuk ka asnjë reagim apo konfirmim zyrtar nga produksioni i “”, Olsa Muhameti apo vetë Elton Tozaj. Publikut i mbetet vetëm të presë nëse kjo do të jetë vërtet surpriza e madhe e mbrëmjes së nesërme.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment