Fation Kuqari konfirmon lidhjen e re, publikon momente romantike me partneren

LajmeShowbiz
Fation Kuqari konfirmon lidhjen e re, publikon momente romantike me partneren

Ish-banori i “Big Brother”, Fation Kuqari, duket se po përjeton një histori të re dashurie. Këtë herë, ai ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa momente romantike nga jeta e tij private, duke lënë të kuptohet se zemra e tij tashmë i përket dikujt.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Fationi është shfaqur pranë partneres së tij, duke i shoqëruar pamjet me një këngë me nota romantike. Edhe pse nuk e ka fshehur faktin se është në një lidhje, ai ka treguar kujdes për të mos zbuluar identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Në fotot e ndara, ish-banori i “Big Brother” ka vendosur emoji mbi fytyrën e partneres, duke ruajtur kështu misterin rreth personit që ka në krah. Duket se Fationi ka zgjedhur ta shijojë këtë romancë të re larg vëmendjes dhe kureshtjes së publikut.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment