Misteri që fshihet pas 11.11! Çfarë po manifeston Bora Zemani ?

Showbiz
Misteri që fshihet pas 11.11! Çfarë po manifeston Bora Zemani ?

Moderatorja e njohur ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve sot përmes një postimi plot ndjenjë dhe mister në Instagram, me rastin e datës simbolike 11.11.

Në një foto magjepse gjatë perëndimit të diellit, ku shfaqet e përqafuar me djalin e saj Arborin, ka ndarë një mesazh të fuqishëm për ndjekësit rreth vetëdijes, intutës dhe artit të manifestimit.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, data 11/11 dhe ora 11:11 njihen në numerologji si “numrat e engjëjve”, një moment ideal për fillime të reja dhe reflektim të thellë. Moderatorja u ka bërë thirrje ndjekësve të ndalen për një moment, të pastrojnë mendjen nga negativiteti dhe të fokusohen te dëshirat e tyre më të mëdha.

“Përqendrohuni te gjërat që doni të krijoni, jo te ato që ju mungojnë,” është mesazhi kryesor i Borës, e cila rikujton se edhe pak minuta meditim sot mund të ndryshojnë energjinë e të gjithë vitit.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment