Drake përsëri me shqiponjën dykrenare: surprizon me varësen e artë në klipin e ri “Ya Hit”

Gossip & Trending
Drake përsëri me shqiponjën dykrenare: surprizon me varësen e artë në klipin e ri “Ya Hit”

Reperi me famë botërore ka rikthyer vëmendjen te simboli kombëtar shqiptar, këtë herë përmes një aksesor luksoz me dizajn të veçantë në videoklipin e ri të këngës “Ya Hit” — një bashkëpunim me artistët e njohur Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, superylli kanadez shfaqet me një zinxhir të artë të dekoruar me një varëse me shqiponjën dykrenare të mbuluar me gurë të shndritshëm. Detaji i veçantë në veshjen e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e pubikut dhe medieve shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që Drake përdor ikonografinë kuqezi në paraqitjet e tij publike dhe projektet muzikore. Më parë, ai ka befasuar ndjekësit duke u shfaqur me xhaketa dhe bluza me me shqiponjën dykrenare (përfshirë projektin e tij “Polar Opposites”).

Pavarësisht paraqitjeve të përsëritura me simbole shqiptare, reperi nuk ka sqaruar ende nëse këto detaje lidhen me ndonjë domethënie të veçantë personale apo janë thjesht një preferencë estetike. Sidoqoftë, gjesti ka ngjallur sërish reagime entuziaste mes fansave të tij në Shqipëri dhe Kosovë.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment