Ish-banori i “Big Brother”, Mateo Borri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me komentet dhe aludimet e shumta që bëhen ndaj tij, duke shpjeguar arsyet pse shpesh zgjedh të mos përgjigjet.
Në një story të publikuar në Instagram, ai thekson se është sulmuar shpesh për gjëra që nuk janë të vërteta dhe tregon se shumë njerëz e pyesin pse nuk reagon ndaj tyre.
“Shpeshherë nëpër rrjete jam sulmuar për gjëra të pavërteta, hipoteza apo aludime të shumta. Shumë njerëz pyesin pse Mateo nuk reagon”, shkruan ai.
Mateo e lidh heshtjen e tij me vendimin për të mos u dhënë vëmendje personave që, sipas tij, kërkojnë pikërisht këtë përmes akuzave dhe gënjeshtrave.
“Pse duhet të reagoj ndaj kërkesës për vëmendje, injorancës apo gënjeshtrës? Pse duhet të reagoj për t’i dhënë vëmendje aty ku nuk më intereson? Pse duhet t’i jap përgjigje çdokujt?”, vijon ai në reagimin e tij.
Në të njëjtin mesazh, ai i është referuar edhe eksperiencës së tij në formatin “Big Brother”, duke nënvizuar se publiku ka pasur mundësinë ta njohë dhe ta shohë se si vepron.
“Nuk jemi në BB ku mund të më shikoni edhe dëgjoni 24/7 se kush jam edhe si veproj. Kush më ka parë, kush më ka njohur, ma njeh karakterin edhe e di se çfarë beson”, shprehet Borri.
Postimi është shoqëruar me një foto të tij dhe një mesazh mbi qetësinë, ku theksohet se të qëndrosh i qetë kur të tjerët të sulmojnë nuk është aspak shenjë dobësie. Mateo e mbyll reagimin e tij duke theksuar se ndaj “injorancës dhe akuzës” ka vetëm një përshëndetje me buzëqeshje, ndërsa në këtë postim nuk ka përmendur emra apo ndonjë ngjarje konkrete.








