Ish-banori i “Big Brother VIP”, Fation Kuqari, konfirmoi një ditë më parë se është në një lidhje të re dashurie, duke ndarë me ndjekësit disa fotografi romantike në shoqërinë e partneres. Edhe pse vendosi ta bënte publike romancën, Fationi tregoi se dëshiron ta mbajë ende larg vëmendjes identitetin e vajzës, duke mos ia zbuluar fytyrën në fotot e publikuara.
Megjithatë, tashmë është zbuluar se kush është ajo që i ka rrëmbyer zemrën ish-banorit. Bëhet fjalë për Belën, një vajzë që njihet edhe si modele.
Nga vëzhgimi i profileve të tyre në rrjetet sociale, vihet re se Bela shfaqet gjithashtu në postime që lidhen me sipërmarrjen e Fationit, duke qenë pjesë e aktivitetit të tij. Kështu, përveç marrëdhënies sentimentale, kanë edhe një lidhje përmes angazhimeve profesionale.









