Luana Vjollca rikthehet zyrtarisht aty ku nisi gjithçka. Mësohet ekskluzivisht për 99lajme se moderatorja e njohur do të zbresë sërish në ekranin e Top Channel duke filluar nga 3 janari 2026 me një program special dedikuar Vitit të Ri siç e do tradita.
Rikthimi i saj shënon edhe një lëvizje të rëndësishme në programacionin e televizionit: programi i Luanës do të zërë hapësirën televizive të premierave të të dielave, duke bërë që të ikë nga ekrani spektakli i humorit “Portokalli” gjatë muajve të parë të vitit.
Kjo fashë orari në prime time do të jetë nën drejtimin e saj deri në muajin mars, kohë kur “Portokalli” pritet të rikthehet sërish me sezonin e tij të ri.
Me këtë rikthim në ekran, Luana risjell për publikun formatin e saj më të suksesshëm, “Shiko Kush Luan”, i cili për vite me radhë ka qenë pikë referimi për argëtimin, lojërat dhe personazhet më të njohur të showbizz-it shqiptar. 3 janari shënon kështu nisjen e një sezoni intensiv festash dhe argëtimi nën vulën e moderatores.
Më 31 Dhjetor do jetë nata speciale e Portokallisë së fundvitit, 1 Janar i takon “LIVE me Luiz Ejllin“, në datën 2 Janar do jetë takimi me “Big Brother Vip” në drejtimin e Ledion Liços e data 3 i mbetet Luana Vjollcës nëse gjithçka do jetë gati për një nisje të mbarë të sezonit të ri. /Ekskluzive nga 99LAJME.COM








