Familjarët e banores së Big Brother VIP Kosova, Jonës, kanë vazhduar me publikimin e fakteve dhe deklaratave të së kaluarës që lidhen me influenceren Doresa. Përmes një postimi të fundit në InstaStory-n e llogarisë zyrtare të Jonës, ata kanë shpërndarë një imazh (screenshot) nga rrjeti social Snapchat, i cili pretendohet se është bërë vite më parë nga Doresa.
Në postimin e realizuar fillimisht në gjuhën gjermane — e të përkthyer në shqip nga familjarët për transparencë ndaj ndjekësve — shkruhej:
“Kush don me e pa Fajtonën të zhveshur apo videon e saj??? Bëni screenshot.”
Ky imazh është vetëm një nga seritë e shumta të postimeve dhe komenteve të vjetra që familjarët e Jonës kanë nxjerrë së fundmi në dritë. Edhe pse këto pretendime e materiale kishin kohë që qarkullonin si thashetheme në internet, kjo është hera e primë që ato publikohen zyrtarisht nga profili i banores.
Kjo çështje u prek edhe gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova, ku Jona u përball drejtpërdrejt me Doresën. Ndër të tjera, Jona deklaroi se do të ishte e gatshme t’i kërkonte falje asaj vetëm nëse edhe Doresa bën të njëjtën gjë për veprimet dhe deklaratat e saj të së kaluarës.








