“E lumtur dhe krenare…” Kiara Tito flet hapur për Luizin dhe jep mesazhin e fortë për ndjekësit!
Në një bashkëbisedim të ngrohtë virtual me ndjekësit e saj, Kiara Tito ka ndarë ndjenja sinqeriteti dhe mirënjohjeje, duke sjellë në vëmendje edhe një herë forcën e lidhjes së saj me Luiz Ejllin.
Përmes një pyetjeje nga audienca, moderatorej iu përgjigj kuriozitetit të ndjekësve rreth mbështetjes dhe dashurisë së madhe që Luizi shfaq publikisht për të:
“Si ndihesh që ke në krahë një burrë që bërtet me kaq të madhe që të do dhe është krenar?”
Me qetësinë dhe elegancën që e karakterizon, Kiara u përgjigj shkurt, por me shumë domethënie:
“E lumtur dhe krenare për burrin tim. Çdo gjë e ka kohën e vet. Dhe mos harroni, karma e gjen gjithmonë rrugën e saj.”
Përgjigjja e saj u prit me entuziazëm të madh nga fansat, të cilët e panë këtë si një tjetër dëshmi të harmonisë, mbështetjes reciproke dhe bukurisë së familjes që ata kanë ndërtuar bashkë, larg zhurmës dhe komenteve negative. Një deklaratë e pastër dashurie dhe pozitive, që përcjell vetëm energji të mirë!








