Marrëdhënia mes Kıvanç Tatlıtuğ dhe Çağatay Ulusoy vazhdon të jetë objekt diskutimi në mediat turke. Prej kohësh, dy aktorët e njohur janë shoqëruar me aludime për një konflikt mes tyre, por një takim i fundit duket se ka rikthyer pikëpyetjet mbi raportin që kanë sot.
Kıvanç Tatlıtuğ u fotografua së fundmi në zonën e Yeniköy-t, teksa lëvizte me motor së bashku me aktorin Burak Yamantürk. I veshur me pajisje profesionale dhe me një motor të personalizuar, ai tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.
Por, përtej pasionit për motorët, interesin e mediave e ka marrë edhe reagimi i tij ndaj zërave për marrëdhënien me Çağatay Ulusoy. Sipas raportimeve, Tatlıtuğ iu përgjigj këtyre aludimeve me ironi, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një histori që prej kohësh shoqëron dy emrat e njohur të ekranit turk.
Dyshimet për një krisje mes tyre u rikthyen edhe pas raportimeve se aktorët kishin pasur marrëdhënie të tensionuara. Megjithatë, së fundmi, ata u panë bashkë në një dasmë ku ishin të ftuar dhe madje pozuan pranë njëri-tjetrit.
Fotografia u interpretua si një shenjë se raportet mes tyre mund të jenë përmirësuar, por kjo nuk i ndali thashethemet. Tashmë, vëmendja është përqendruar te reagimi i Tatlıtuğ, ndërsa mbetet për t’u parë nëse dy aktorët i kanë lënë vërtet pas mosmarrëveshjet e përfolura.

