Butrint Imeri nuk i ndahet aktores turke: Ja veprimi i fundit që “tradhtoi” çiftin!

Showbiz
Butrint Imeri nuk i ndahet aktores turke: Ja veprimi i fundit që "tradhtoi" çiftin!

Një koment i thjeshtë me një emoji nga dhe reagimi me buzëqeshje i aktores së njohur turke, , kanë mjaftuar për të ndezur sërish thashethemet për një lidhje të mundshme mes dyshes.

Gjithçka nisi në postimin e fundit të aktores në , ku mes komenteve të shumta spikati ai i këngëtarit shqiptar, të cilit ajo zgjodhi t’i përgjigjej menjëherë me një emoji të buzëqeshur. Ky detaj nuk u shpëtoi ndjekësve të vëmendshëm, të cilët prej kohësh po ndjekin me kureshtje raportin e tyre.

Aludimet për një afrimitet mes dhe nuk janë të reja. Më herët, një video e publikuar nga aktorja, ku dukej dora e një mashkulli, bëri xhiron e rrjetit pasi fansat dyshuan se tatuazhet i përkisnin pikërisht këngëtarit nga , ndonëse kjo nuk u konfirmua asnjëherë.

Më pas, dyshimet u shtuan kur dyshja fshinë njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, për t’u rikthyer sërish më vonë. Edhe pse në një intervistë të publikuar së fundmi aktorja u shpreh se është beqare, fansat kanë vënë re se xhirimet e asaj interviste datojnë pikërisht në periudhën kur ata nuk ndiqeshin në rrjetet sociale.

Tashmë që komunikimi publik mes tyre është rikthyer, pyetjet e ndjekësve janë shtuar ndjeshëm, por si Butrinti ashtu edhe Su Burcu vazhdojnë të ruajnë heshtjen, duke mos konfirmuar ende asgjë zyrtarisht.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment