Martohet “Hannah Montana”! Miley Cyrus i thotë “Po” dashurisë së saj në një ceremoni përrallore

Showbiz
Martohet "Hannah Montana"! Miley Cyrus i thotë "Po" dashurisë së saj në një ceremoni përrallore

Vajza që dikur jetonte “më të mirën e dy botëve” si , sapo ka nisur kapitullin më të bukur të jetës së saj reale. Këngëtarja e famshme amerikane, , i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me bateristin 28-vjeçar, Maxx Morando.

Larg skenave gjigante dhe kamerave të paparacëve, Miley zgjodhi një dasmë super intime të shtunën (21 nëntor) në Palm Springs të Kalifornisë. Lajmin e madh e konfirmoi vetë ajo të dielën në , duke publikuar fotot e para si nuse – një dhuratë e dyfishtë kjo, pasi pikërisht sot, ylli i hitit “Flowers” feston 34-vjetorin e lindjes.

Lot gëzimi dhe betime pranë pishinës Harroni dasmat e zhurmshme të Hollivudit! Çifti zgjodhi një rezidencë private dhe ftoi vetëm familjarët dhe miqtë e zemrës. Nën një hark me lule të bardha dhe pranë një pishine, Miley shkëlqeu me një fustan të bardhë, me mëngë të gjata, shpinë të zbuluar dhe një bisht të gjatë që rridhte pas saj, ndërsa dhëndri kishte zgjedhur elegancën klasike të një kostumi të zi.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim si një “vajzë rebele” në skenë, në altar Miley nuk i mbajti dot emocionet. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane e tregojnë duke fshirë lotët teksa lexonte betimet nga një kartolinë e bardhë. “Para se të të njihja isha e humbur, dhe duke të gjetur ty, gjeta veten”, mësohet t’i ketë thënë ajo bashkëshortit. Dhe kush tjetër mund ta drejtonte këtë ceremoni veçse një legjendë e muzikës rock? Kurorëzimin e bëri Wayne Coyne, kryevokalisti i grupit The Flaming Lips.

Familja e bashkuar (dhe një mysafire speciale) Dasma arriti të bënte bashkë të gjithë fisin Cyrus, përfshirë edhe disa fytyra shumë të njohura. Në ceremoni ishin e ëma, Tish Cyrus, me bashkëshortin e saj, aktorin Dominic Purcell (i njohur nga Prison Break), motra Noah, si dhe babai Billy Ray Cyrus, i cili kishte ardhur krah për krah me partneren e tij të famshme, aktoren britanike Elizabeth Hurley. Festimet kishin nisur që të premten me një darkë prove, ku çdo detaj mbante inicialet “M+M”.

Nga një takim i rastësishëm, te propozimi në Japoni Historia e tyre ngjan vërtet me një skenar filmi. Ata u njohën në vitin 2021 përmes një “takimi të verbër” të organizuar nga miqtë. Pasi e mbajtën lidhjen larg syrit të publikut për një kohë të gjatë, fejesa u zbulua në dhjetor 2025, kur Miley u shfaq me një unazë gjigante në premierën e “Avatar: Fire and Ash”. Maxx kishte zgjedhur një vend magjik për t’i propozuar: një kopsht të fshehur në Kioto të Japonisë.

Kjo është hera e dytë që Miley vesh fustanin e bardhë. Më herët, ajo pati një martesë të shkurtër dhe shumë të përfolur me aktorin Liam Hemsworth (dhjetor 2018 – gusht 2019), por mesa duket, kësaj radhe “Hannah Montana” e ka gjetur vërtet princin e saj.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment