Ndahet nga jeta skenaristja e njohur e serialeve turke

Lajme
Ndahet nga jeta skenaristja e njohur e serialeve turke

Bota e artit dhe e ekranit është në zi pas ndarjes nga jeta të skenaristes së mirënjohur Güliz Kucur, në moshën 61-vjeçare. Kucur, e cila prej kohësh kurohej nga sëmundja e kancerit, njihej gjithashtu për shpirtin e saj human dhe dashurinë e madhe për kafshët.

Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e bëri të ditur Fondacioni “Film-San”.

Güliz Kucur është autorja e skenarëve të shumë serialeve turke tejet të suksesshme që kanë lënë gjurmë të thella te spektatori, ndër të cilat renditen titujt e njohur si “Yabancı Damat”, “Aliye”, “Süper Baba”, “Deli Yürek”, “Aynalı Tahir” dhe “İkinci Bahar”. Gjatë karrierës së saj të pasur, ajo bashkëpunoi ngushtë me emra të mëdhenj të kinematografisë, si regjisori i mirënjohur Osman Sınav dhe aktori Zafer Algöz.

Skenaristja e madhe u përcoll sot për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit u mbajt me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve dhe kolegëve të shumtë të artit, ndërsa trupi i saj u defnua në varrezat e Bahçeköy-t.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment