Inida Gjata, e njohur gjerësisht nga publiku si Zhaku, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme, 14 korrik, në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, ku iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta nga moderatorja Marina Vjollca, duke dhënë përgjigje plot spontanitet.
Pa hezitim, u shpreh se “personazhet e TikTok-ut janë të mbivlerësuar”.
Duke e paralelizuar me futbollin, ajo tha se në gjysmëfinale do të zgjidhte këngëtaren Fifi, duke theksuar se e vlerëson shumë si artiste.
Por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur Marina e pyeti se kë do të donte përballë në finale.
“Teta Mozën“, u shpreh Zhaku referuar shkrimtares dhe poetes së njohur Mimoza Ahmeti.
Ndërsa pyetjes se cili artist shkon gjithmonë në finale, ajo nuk ngurroi me përgjigjen.
“Fiton Zhaku!”, përfundoi ajo.

