Qetësor Ferrunaj ka rrëfyer për herë të parë publikisht një nga përvojat më të dhimbshme të fëmijërisë së tij.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ish-fituesi i “Big Brother Albania” tregoi se ka përjetuar abuzim që në moshën 5-vjeçare dhe se për vite me radhë e ka mbajtur të fshehtë atë që kishte kaluar.
Ferrunaj tha se ishte përballur me presion dhe kërcënime për të mos folur, ndërsa i është dashur një proces i gjatë personal për të gjetur forcën dhe kurajën për ta ndarë historinë publikisht.
Sot, ai shpreson që rrëfimi i tij të shërbejë si mesazh për të gjithë ata që kanë kaluar trauma të ngjashme, duke i nxitur të mos heshtin dhe të kërkojnë ndihmë.
Rrëfimi i Qetësor Ferrunajt solli emocione të forta në studio.

