Aktori Akil Varfi ka folur për herë të parë pas eksperiencës në “Ferma VIP”, ku komentoi raportin e tij me Mimoza Ahmetin dhe aludimet se po imitonte Luiz Ejllin.
Në intervistën me Ermal Pecin, Akili u shpreh se lidhja me Mimozën ishte një nga më të sinqertat në fermë, por shtoi se ka frikë që asaj mund t’i ndodhë e njëjta gjë që i ndodhi atij.
“Për mua Mimoza fiton, por duke parë atë që më bënë mua, kam frikë se do t’ia bëjnë edhe asaj”, tha ai.
Akili reagoi edhe ndaj krahasimeve me Luiz Ejllin, duke theksuar se nuk ka tentuar kurrë ta kopjojë fituesin e “Big Brother VIP”.
“Na bashkon dialekti dhe mënyra e të folurit, por nuk e kam imituar Luizin”, u shpreh aktori.

