Dhjetori pritet të sjellë rikthimin e një prej spektakleve më të ndjekura në Shqipëri, ndërsa emrat e parë që mund të bëhen pjesë e aventurës kanë nisur të qarkullojnë.
Burime për 99LAJME.COM bëjnë me dije se edicioni i ri i Big Brother VIP Albania 6 pritet të nisë në muajin dhjetor dhe edhe këtë herë do të vijë në ekranin e TOP CHANNEL, nën drejtimin e Ledion Liços.
Ndërkohë, një lëvizje e papritur në ekran ka shtuar dyshimet për një prej personazheve që mund të jetë pjesë e kastit të ri.
Së fundmi, moderatori Syrjan Rahova njoftoi se i ka dhënë fund drejtimit të emisionit “Mes’ditë”, duke zbuluar se tashmë do të fokusohet në projekte të reja televizive. Por ishte fjalia e fundit e mesazhit të tij ajo që ka bërë të nisin spekulimet:
“Drita e kuqe do ndizet e ne do të shihemi shumë shpejt sërish!”
Një frazë që për shumëkënd mund të ketë qenë thjesht një paralajmërim për rikthimin e tij në ekran, por burimet e 99LAJME.COM kanë mësuar se emri i tij është përmendur mes emrave që mund të lidhen me projektet e reja televizive të sezonit.
A është “drita e kuqe” që përmendi Syrjani një sinjal për një aventurë krejtësisht të re?
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por largimi nga “Mes’ditë”, projektet e reja që ka paralajmëruar dhe informacionet që kanë mbërritur pranë 99LAJME.COM kanë bërë që dyshimet të shkojnë në një drejtim të vetëm: Syrjan Rahova mund të jetë një nga emrat e parë që do të shohim në Big Brother VIP Albania 6. 🔥
Dhe duket se, ndërsa dhjetori po afron, surprizat e para të sezonit të ri kanë nisur të zbulohen…

