Merkatoja e madhe televizive/ Zbulohen lëvizjet e bujshme

Shtatori po afron dhe merkatoja televizive është ndezur. Largime, rikthime dhe surpriza pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në ekranet shqiptare këtë sezon.

Një nga formatet që pritet të ndryshojë është Për’puthen. Megi Pojani nuk pritet të vijojë si moderatore, ndërsa emri që po lakohet për ta zëvendësuar është Heidi Baci. Ronaldo Sharka pritet të marrë autorësinë e programit, ndërsa për panelin përfliten Arjan Konomi dhe Erjola Doçi.

“FIKS FARE” ME SALSANO RRAPIN

Pas rreth 25 vitesh, Filip Çakulli raportohet se largohet nga “Fiks Fare”.

Burime ekskluzive për 99LAJME.COM konfirmojnë se Salsano Rrapi do të marrë drejtimin e “Fiks Fare” në sezonin e ri. Ende nuk dihet nëse Xhemi Shehu do të jetë krah tij.

AGRON LLAKAJ DHE KIARA TITO NË “PORTOKALLI”

“Portokalli” pritet rikthimi i bujshëm i Agron Llakajt, ndërsa krah tij pritet të jetë Kiara Tito.

Nga programi largohet Nevina Shtylla, duke i hapur rrugë një dysheje të re në drejtimin e spektaklit të humorit.

LUANA VJOLLCA, “ZEMËR LUANA” NË TV KLAN?

Një nga emrat më të përfolur të merkatos është Luana Vjollca.

Krahas zërave për një rikthim të mundshëm në Top Channel, së fundmi po qarkullojnë informacione se moderatorja mund të rikthehet në TV Klan, me një projekt të sajin: “Zemër Luana”.

Nëse realizohet, ky do të ishte një prej transferimeve më të bujshme të sezonit.

ALKETA VEJSIU RIKTHEHET ME “X FACTOR”

Ndërkohë, Alketa Vejsiu do të rikthehet në TV Klan me sezonin e shtatë të “X Factor Albania”, një prej formateve më të suksesshme të talenteve në vend.

ARBANA NUK DO TË DREJTOJË “FERMA VIP” – ADRI KRASTA NË SKENË?

Një nga ndryshimet më të mëdha lidhet me “Ferma VIP”.

Ajo që është e sigurt, sipas informacioneve që disponojmë, është se Arbana Osmani nuk do të jetë në drejtimin e sezonit të ardhshëm.

Për drejtimin e formatit ka nisur të qarkullojë emri i Adi Krastës, ndërsa Arbana pritet të vijojë me podcastin e saj “Mirëmbrëma Yje” në YouTube.

Në garë për drejtimin e “Ferma VIP” është përfolur edhe Bora Zemani, por burime për 99LAJME.COM bëjnë me dije se ajo pritet të jetë në Top Channel, në drejtimin e “Për Shqiptarët”.

Bora e ka drejtuar më herët këtë format në Top Channel, ndaj rikthimi i saj në këtë projekt do të ishte një vazhdimësi e natyrshme e eksperiencës së saj.

“BIG BROTHER VIP” RIKTHEHET

Ndërkohë, “Big Brother VIP Albania” pritet të rikthehet në ekran në Dhjetor, me Ledion Liçon që mbetet emri kryesor për drejtimin e reality show-t.

Edhe RTSH dhe Vizion Plus po përgatisin ndryshime në programacion, me emra të rinj dhe projekte të reja.

Një gjë është e sigurt: shtatori do të sjellë një tjetër hartë televizive në Shqipëri. Disa prej emrave më të njohur do të ndërrojnë program, disa do të rikthehen dhe disa të tjerë do të shfaqen në ekrane krejt të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *