Kërkimi për agjentin e ri 007 ka marrë një kthesë të papritur që po bën xhiron e botës. Sipas raportimeve më të fundit nga mediat me prestigjioze në Hollywood, Robert Pattinson është i përzgjedhuri kryesor për të marrë stafetën e James Bond.
Aktori 39-vjeçar, i cili aktualisht mban mantelin e Batman në kinematografi, ka kryer testet kryesore të xhirimeve gjatë fundjavës së 24 tetorit, duke u bërë pretendenti kryesor për rolin më të kërkuar në botën e filmit.
Lista e ngushtë: Kush janë rivalët e Pattinson?
Pattinson nuk është emri i vetëm në tavolinë. Gjatë provave sekrete janë testuar edhe disa nga aktorët më të kërkuar të brezit të ri:
Nicholas Hoult – një rival i vjetër i Pattinson, i cili dikur ishte në balotazh me të edhe për rolin e Batman.
- Callum Turner
Jack Lowden
Josh O’Connor
Çelësi i suksesit: Bashkëpunimi me Denis Villeneuve
Një nga faktorët kryesorë që e vendos Pattinson në avantazh është kimia e tij me regjisorin e ri të Bond, Denis Villeneuve. Të dy kanë përfunduar së fundmi xhirimet e supersuksesit “Dune: Part 3”, ku bashkëpunimi i tyre cilësohet si i shkëlqyer nga stafi i prodhimit.
Pattinson po kalon periudhën më të ngarkuar të karrierës së tij. Përveç provave për Bond, ai po xhiron në Londër filmin “The Batman Part II”, si dhe është pjesë e projekteve të mëdha si “The Odyssey” nga Christopher Nolan dhe filmi i ri i shtëpisë kinematografike A24, “The Drama”.
Një epokë e re për agjentin 007
Ky projekt shënon një kapitull krejtësisht të ri për frankizën. Është filmi i parë i James Bond nën pronësinë e Amazon, e cila bleu të drejtat krijuese nga familja ikonike Broccoli. Për të garantuar suksesin, Amazon ka angazhuar dy nga producentët më të fuqishëm në industri: Amy Pascal (Spider-Man) dhe David Heyman (Harry Potter).
Kërkimi për Bond-in e ri vjen 21 vjet pasi Daniel Craig mori rolin për herë të parë në tetor 2005, për t’u larguar pas 5 filmash me projektin “No Time to Die” në vitin 2021.
Edhe pse drejtuesit e Amazon kanë refuzuar të bëjnë komente zyrtare, provat e xhirimeve tregojnë se zëvendësuesi i Daniel Craig është më afër se kurrë.








