Miqësia mes dy prej personazheve më të dashur të telenovelës meksikane “Rebelde” duket se ka marrë fund.
Christian Chávez, i njohur për rolin e Giovanni-t, ka konfirmuar se nuk komunikon më me Anahí, aktoren që për vite me radhë fitoi zemrat e publikut si Mia Colucci.
Aktori tregoi se vazhdon të mbajë kontakte me ish-kolegët e tij, Lupitën (Maite Perroni), Robertën (Dulce María), Diegon (Christopher Uckermann) dhe Miguelin (Alfonso Herrera), por jo me Mia-n.
Raportet mes dy artistëve u tensionuan në vitin 2024, pas turneut të ribashkimit të RBD, i cili u shoqërua me mosmarrëveshje financiare.
I pyetur për një pajtim të mundshëm, Giovanni preferoi të mos jepte detaje, duke e cilësuar çështjen si personale.
Shkaku i saktë i prishjes së miqësisë së tyre mbetet ende i panjohur.








