Rastësi apo dashuri e paharruar? Hande Erçel rikthen kujtimet me Kerem Bürsin

Lajme
Rastësi apo dashuri e paharruar? Hande Erçel rikthen kujtimet me Kerem Bürsin

Një detaj nga festa e ditëlindjes së ka rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e saj me , duke nxitur aludime mes fansave për një afrim të mundshëm mes dy aktorëve të njohur turq.

Aktorja zgjodhi të festonte ditëlindjen në një ambient që për fansat e serialit “Sen Çal Kapımı” mbart një kuptim të veçantë.

Bëhet fjalë për Casa Lavanda Hotel Boutique & Restaurant, në Şile të Stambollit, pikërisht aty ku ishte xhiruar një nga skenat më romantike të sezonit të dytë të serialit: ribashkimi i Edës dhe Serkanit, personazheve të interpretuara nga Hande Erçel dhe Kerem Bürsin.

Pamjet e publikuara nga festa, përfshirë ato të ndara nga motra e aktores, Gamze Erçel, janë krahasuar menjëherë me skenat e serialit. Fansat kanë evidentuar ngjashmëri të shumta në ambientet e brendshme dhe të jashtme të hotelit.

Rastësi apo një mesazh i fshehur për Kerem Bürsin?

Zgjedhja e këtij lokacioni ka bërë që ndjekësit të rikthejnë diskutimet për ish-çiftin, i cili dikur e jetoi historinë e dashurisë edhe jashtë ekranit.

Disa fansa e kanë interpretuar këtë detaj si një shenjë nostalgjie, ndërsa të tjerë kanë ngritur pikëpyetje për një ribashkim të mundshëm mes dy aktorëve.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për një rikthim të çiftit apo për praninë e Kerem Bürsin në festën e ditëlindjes.

Ajo që mbetet e sigurt është se edhe pas vitesh, historia e Handes dhe Keremit vazhdon të zgjojë interes të madh te fansat.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment