Në listë edhe “Kahramani”! Operacion antidrogë në Turqi, 35 urdhërarreste

Gossip & Trending
Në listë edhe “Kahramani”! Operacion antidrogë në Turqi, 35 urdhërarreste
  • Telashe për yjet e serialeve turke, urdhërarreste për 35 persona.

  • Ndalohet “Kahramani” i “”, mes 19 të ndaluarve edhe aktore të njohura turke!

    Një operacion i ri policor ka tronditur botën e showbiz-it turk. Prokuroria e ka urdhëruar ndalimin e 35 personave në kuadër të një hetimi për drogë dhe prostitucion, mes të cilëve ndodhen emra të njohur të kinematografisë turke.

    Sipas televizionit shtetëror turk TRT Haber, deri më tani janë ndaluar 19 persona, përfshirë aktorët Özcan Deniz, Deniz Çakır dhe Burcu Özberk.

    Aktorët e njohur edhe për publikun shqiptar

    Özcan Deniz është një nga aktorët më të njohur turq në Shqipëri. Ai ka fituar zemrat e teleshikuesve shqiptarë me rolin e në serialin “Një pjesë e imja”, transmetuar në , si dhe me rolin e Farukut në serialin tjetër “Nusja nga Stambolli” Tring.

    Mes të ndaluarve është edhe Deniz Çakır, e njohur për rolin e sulltaneshës Shah në serialin “”.

    Listës i është shtuar edhe Burcu Özberk, e njohur për rolin e Nazlës në “Vajzat e Diellit” dhe sulltaneshës Hurixhihan në “”.

    Çfarë dyshojnë autoritetet turke?

    Hetuesit kanë shqyrtuar deklaratat e dëshmitarëve, dëshmitë konfidenciale, telefonat celularë dhe materialet digjitale të sekuestruara gjatë hetimeve.

    Operacioni i fundit është ndërmarrë pas dyshimeve për përdorim ose posedim të lëndëve narkotike.

    Hetimi më i gjerë përfshin edhe veprat penale të prostitucionit, trafikimit dhe furnizimit me lëndë narkotike. Megjithatë, autoritetet nuk kanë specifikuar publikisht se cilat nga këto vepra i atribuohen secilit prej aktorëve të ndaluar.

    Hetimet në vijojnë

    Mes personave të ndaluar figurojnë edhe emra të tjerë të industrisë së argëtimit, përfshirë Murat Başoğlu, Murat Ceylan, Erdal Bozkuş dhe İbrahim Yılmaz.

    Urdhër ndalimi është lëshuar edhe për regjisorin e njohur turk Cem Karcı.

    Prokuroria e Stambollit ka njoftuar se hetimet vijojnë në të gjitha drejtimet. Deri më tani, ndalimi i aktorëve nuk përbën konfirmim të fajësisë së tyre.

Burimi: TRT Haber

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment