Një ditë e veçantë për Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin! Vajza e çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar, Marget, feston sot, 24 nëntor 2026, ditëlindjen e saj të pestë.
Me rastin e kësaj dite, moderatorja ka ndarë me ndjekësit në Instagram pamje nga atmosfera festive në shtëpi, të cilën e ka zbukuruar me balona për të voglën e saj.
- “Urime ditëlindjen, lumturia e mamasë, Marget”, ka shkruar Marina, duke e shoqëruar urimin me dy zemra të kuqe.
Nuk ka munguar as dedikimi emocionues i Getoar Selimit, i cili ka publikuar një fotografi të së bijës, krahas së cilës ka shkruar disa fjalë të ndjera.
“Urime 5-vjetorin, qika e babës! Sot i bon 5 vjet që ke pru dritë, gëzim e plot dashni n’jetën teme. Qofsh gjithmonë shëndosh e mirë, e qeshun e me sy plot ëndrra. Babi ka me kon gjithmonë afër teje, n’çdo hap tëndin. Të du fort!”, ka shkruar reperi.
Marina dhe Getoari, të cilët u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit 2021, kanë ndarë kështu me publikun emocionet e një prej ditëve më të bukura për familjen e tyre.
/99LAJME.COM








