“Ezeli” rikthehet në Stamboll, aktori i njohur fotografohet me bashkëshorten dhe dy vajzat

Gossip & Trending
“Ezeli” rikthehet në Stamboll, aktori i njohur fotografohet me bashkëshorten dhe dy vajzat

Aktori i njohur turk , i cili fitoi zemrat e publikut shqiptar me rolin e “” në serialin me të njëjtin emër, është fotografuar së fundmi në aeroportin e , së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren Sinem Kobal, dhe dy vajzat e tyre.

Familja kishte zgjedhur Antalian për të kaluar pushimet shkollore, ndërsa pas përfundimit të tyre është rikthyer në Stamboll.

Çifti u fotografua mbrëmjen e kaluar në aeroport, ku prania e gazetarëve duket se i kapi në befasi. Të pyetur nga gazetarët, aktorët preferuan të mos jepnin deklarata.

“Jemi shumë të lodhur, do të flasim një herë tjetër”, u shprehën ata.

Kenan İmirzalıoğlu dhe Sinem Kobal janë martuar më 14 maj 2016, në një ceremoni madhështore në Stamboll. Ata janë prindër të dy vajzave, Lalin, e lindur në vitin 2020, dhe Leyla, e lindur në vitin 2022.

Kenan İmirzalıoğlu vazhdon të jetë i pranishëm në ekranin shqiptar. Aktualisht, aktori i njohur është protagonist i serialit “”, i cili transmetohet çdo të shtunë dhe të diel, në orën 20:05, në ekranin e . Një tjetër rol që e rikthen aktorin e shumëdashur pranë publikut shqiptar.

Megjithëse janë ndër çiftet më të njohura të showbiz-it turk, dy aktorët përpiqen ta mbajnë jetën e tyre familjare larg vëmendjes së mediave.

Kenan İmirzalıoğlu mbetet një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, veçanërisht falë interpretimit të tij në serialin legjendar “Ezel”.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment