Shqiptari 21 vjeç që hakoi GTA 6 lirohet nga burgu! Si tronditi botën

Tech & Lifestyle
Shqiptari 21 vjeç që hakoi GTA 6 lirohet nga burgu! Si tronditi botën

Hakeri 21-vjeçar Arion Kurtaj, i cili tronditi industrinë e videolojërave pasi publikoi pamje sekrete të GTA 6, është liruar nga burgu nën mbikëqyrje, pavarësisht se u dënua me shtatë vite burg.

Kurtaj, pjesëtar i grupit të njohur të hakerëve Lapsus$, ishte përgjegjës për një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit në historinë e videolojërave.

Në vitin 2022, ai arriti të depërtonte në sistemet e kompanisë Rockstar Games, duke vjedhur dhe publikuar 90 video nga loja GTA 6, e cila në atë kohë ishte ende në zhvillim.

Hakoi Rockstar Games nga një dhomë hoteli!

Detaji më i pabesueshëm është se Kurtaj e realizoi sulmin duke përdorur një pajisje Amazon Fire Stick, televizorin e hotelit dhe pajisje të tjera të thjeshta, pasi policia i kishte sekuestruar kompjuterin.

Sulmi i shkaktoi Rockstar Games rreth 5 milionë dollarë dëme dhe mijëra orë punë për rikuperimin e sistemeve.

Gjykatësi i dha një paralajmërim

Më 23 nëntor 2026, gjykata britanike e dënoi Kurtajn me shtatë vite burg, por ai u lirua nën kushte, duke marrë parasysh kohën që kishte kaluar më parë në izolim.

Gjykatësi e cilësoi atë një të ri shumë të talentuar, duke e paralajmëruar që të mos i shpërdorojë aftësitë e tij duke u përfshirë sërish në krime kibernetike.

Pas lirimit, Kurtaj do të jetë nën masa të rrepta mbikëqyrjeje për pesë vite, me kufizime në përdorimin e internetit dhe ndalim të platformave Telegram dhe Discord.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment