Nëse keni përdorur rrjetet sociale gjatë dekadës së fundit, me siguri jeni ndeshur me fytyrën e saj të paktën një herë. Bëhet fjalë për vogëlushen që me një shikim të vetëm dyshues u kthye në ikonë të internetit. Sot, Chloe Clem ka mbushur 15 vjeç dhe pamja e saj e re ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut.
Gjithçka nisi në vitin 2013, kur nëna e saj publikoi një video ku u tregonte vajzave se do të vizitonin parkun e lojërave “Disneyland”. Ndërsa e motra shpërtheu në lot gëzimi, reagimi i Chloe-s 2-vjeçare ishte krejtësisht i papritur: një mimikë habie e dyshimi që pushtoi menjëherë rrjetin. Fotoja mori emrin “Side Eye Chloe” (Chloe që shikon anash) dhe u kthye në imazhin kryesor për të shprehur konfuzion apo pasiguri.
Fotoja virale që i erdhi në ndihmë familjes
Përveç famës në internet, ky moment i papritur shërbeu si një kthesë e rëndësishme për familjen Clem. Nëna e saj, Katie Clem, ka treguar në një intervistë se gjatë asaj periudhe po kalonin vështirësi të mëdha financiare. Të ardhurat e gjeneruara nga përdorimi i fotos u mundësuan atyre mbulimin e qirasë, faturave dhe nevojave bazë jetësore.
Vogëlushja e dikurshme tashmë është rritur dhe përdoruesit e internetit po e shpërndajnë sërish me kureshtje imazhin e saj të sotëm.


