Pas një periudhe aludimesh dhe pikëpyetjesh për të ardhmen e Arbana Osmanit në “Ferma VIP”, moderatorja pritet të rikthehet në drejtimin e spektaklit edhe për sezonin e katërt në Vizion Plus.
Pas përfundimit të edicionit të fundit, në media qarkulluan raportime për mosmarrëveshje mes moderatores dhe produksionit, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e bashkëpunimit. Megjithatë, sipas informacioneve të fundit, Arbana pritet të jetë sërish në krye të këtij formati televiziv.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj të angazhuar me “Dasma Shqiptare”
Aktualisht, Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj, janë të angazhuar me projektin e tyre më të ri kinematografik, “Dasma Shqiptare”, ku të dy mbajnë rolin e producentëve.
Pas angazhimeve me filmin, moderatorja pritet t’i rikthehet përgatitjeve për sezonin e ri të reality show-t.
Kur nis “Ferma VIP 4”?
Puna për edicionin e katërt të “Ferma VIP” pritet të nisë në janar të vitit 2027, ndërsa premiera televizive parashikohet të mbahet gjatë muajit mars.
Vëmendja tashmë zhvendoset te risitë që do të sjellë produksioni, personazhet e famshme që do të bëhen pjesë e fermës dhe surprizat e sezonit të ri.
Deri më tani, nuk ka ende një njoftim zyrtar për datën e premierës apo rikthimin e Arbana Osmanit në drejtimin e spektaklit.








