“Dua të largohem” – Gresa trondit Ferma VIP, Arbana Osmani: Të pres në studio për ta sqaruar

Një nga momentet më të forta të spektaklit të sotëm në Ferma VIP ishte deklarata e papritur e Gresës, e cila kërkoi live të largohej nga gara, duke surprizuar fermerët, publikun dhe vetë studion.

Teksa situata po diskutohej në prime, Gresa bëri edhe një deklaratë që ndezi menjëherë rrjetin. Ajo pranoi publikisht se kishte marrë informacion nga jashtë dhe tregoi se menaxheri i saj i kishte dhënë detaje, gjë që sipas publikut ka thyer një nga rregullat më të rëndësishme të formatit.

Momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku klipet nga spektakli po shpërndahen me shpejtësi dhe po komentohen masivisht nga ndjekësit e programit.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe reagimi i Arbana Osmani, e cila e ndoqi me kujdes situatën dhe la të kuptohej se tema nuk do të mbyllet me kaq.

“Të pres në studio që ta qartësojmë të gjithë këtë”, iu drejtua Arbana Gresës gjatë transmetimit live, një deklaratë që shtoi edhe më shumë kuriozitetin për atë që pritet të ndodhë pas largimit të saj.

Publiku tashmë pret me interes përballjen në studio, ndërsa rrjeti po zien nga teoritë dhe reagimet mbi informacionin e ardhur nga jashtë dhe ndikimin që mund të ketë pasur në lojën e Gresës.