Një kërkesë pikante ka ardhur nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku çifti Valdet dhe Valdrina duket se po e përjeton me pasion bashkëjetesën në reality show.
Që prej hyrjes së Valdrinës në shtëpi, bashkëshortët nuk i kanë kursyer përqafimet, puthjet dhe momentet intime, duke treguar se prania e kamerave nuk e ka zbehur aspak dëshirën për njëri-tjetrin.
Por këtë herë, dyshja ka vendosur të shkojë një hap më tej. Nga dhoma e rrëfimit, ata i janë drejtuar Vëllait të Madh me një kërkesë të guximshme.
“Vëllai i Madh, na lini të bëjmë seks, hiqini kamerat”, janë shprehur ata, duke kërkuar disa çaste intimiteti larg syve të publikut.
Çifti duket se dëshiron të shijojë momente pasionante pa praninë e kamerave që monitorojnë çdo lëvizje të banorëve, 24 orë në ditë.
Mbetet për t’u parë nëse Vëllai i Madh do t’ua plotësojë dëshirën apo çifti do të duhet të presë deri në përfundim të aventurës televizive.








