Nesër Tirana pa autobusa, transporti publik ne grevë

Lajme
Nesër Tirana pa autobusa, transporti publik ne grevë

Qytetarët që përdorin transportin publik duhet të kenë parasysh një ndryshim të rëndësishëm ditën e nesërme, të enjten, më 26 nëntor. Shërbimi i transportit urban dhe interurban në të gjithë vendin do të nisë punën në orën 08:00, si pjesë e një proteste të organizuar nga shoqatat e transportit.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban bëjnë me dije se ky vendim vjen si kundërshtim ndaj propozimit për rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, në kuadër të Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit për vitin 2027.

Sipas përfaqësuesve të sektorit, kjo rritje do të ndikonte drejtpërdrejt në kostot e transportit dhe mund të sillte shtrenjtimin e biletave, duke rënduar më tej buxhetin e qytetarëve.

Shoqatat bëjnë të ditur se protesta synon të shmangë rritjen e çmimit të biletave dhe kalimin e kostove shtesë te pasagjerët.

Në reagimin e tyre, ato kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndryshim të përkohshëm të orarit, ndërsa u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin në konsideratë shqetësimet dhe kërkesat e sektorit.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment