“Kadiri” trazon Izraelin, ministri i përgjigjet aktorit turk pas reagimit

Lajme
“Kadiri” trazon Izraelin, ministri i përgjigjet aktorit turk pas reagimit

Një postim i aktorit të njohur turk Görkem Sevindik ka shkaktuar reagime të forta në Izrael, duke nxitur edhe ndërhyrjen e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Aktori, i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar si “Kadir” në serialin “”, është kthyer në qendër të një debati ndërkombëtar, kësaj here për një çështje që nuk ka lidhje me ekranin.

Gjithçka nisi kur Sevindik reagoi ndaj ligjit të miratuar nga parlamenti izraelit, që lehtëson vendosjen e dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë.

Aktori shprehu shqetësimin se mijëra palestinezë, përfshirë edhe fëmijë, mund të rrezikojnë ekzekutimin.

“Nëse njerëzimi nuk ngrihet sot, atëherë kur?”, shkroi ai.

Ministri izraelit përmend personazhin e serialit

Ajo që nuk pritej ishte reagimi personal i ministrit Itamar Ben-Gvir, i cili publikoi një videomesazh drejtuar aktorit, duke përmendur edhe rolin e tij të famshëm televiziv.

“Ti nuk do të jesh kurrë ‘Kadir Baba’. Ne jetojmë në Izrael. Ti aktron në një . Dënimi me vdekje për terroristët tashmë është në fuqi”, deklaroi ministri.

Por Görkem Sevindik nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij. Në një intervistë për CNN Türk, aktori shpjegoi se kishte reaguar jo vetëm si artist, por edhe si baba.

“Si njeri dhe si baba, jam kundër një mizorie të tillë. Thjesht shpreha ndjenjat e mia si artist”, u shpreh ai.

Kërkohet bojkotimi i “Dashurisë së Eshrefit”

Sipas Hürriyet News, pas kësaj përplasjeje, aktori raportohet se ka marrë kërcënime në rrjetet sociale, ndërsa disa përdorues pro-izraelitë kanë bërë thirrje për bojkotimin e serialit.

Në anën tjetër, shumë fansa turq kanë dalë në mbështetje të Sevindik, duke vlerësuar qëndrimin e tij.

Nga një personazh i fuqishëm në ekran, “Kadir Baba” është kthyer tashmë në protagonist të një përplasjeje që ka kaluar kufijtë e botës së televizionit.

Mos humbisni

Historitë që po bëjnë bujë

Lër një koment