Aktorja e njohur turke Demet Özdemir është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë me ndryshimin e saj në pamje dhe paraqitjen elegante në dasmën e këngëtares Derya Uluğ dhe muzikantit Asil Gök.
Në ceremoninë që mblodhi emra të njohur të showbiz-it turk, Özdemir u shfaq me një fustan ngjyrë kafe, me shpinën e zbuluar, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Demet Özdemir surprizon me flokët e shkurtër
Përtej fustanit elegant, vëmendjen e fansave e tërhoqi modeli i ri i flokëve të aktores. Me flokë të shkurtër dhe një stil modern, Demet Özdemir prezantoi një imazh ndryshe nga ai me të cilin publiku është mësuar ta shohë.
Aktorja, mjaft e dashur edhe për publikun shqiptar falë roleve të saj në serialet turke, ndau disa fotografi nga mbrëmja në Instagram, duke marrë komente të shumta pozitive.
Komplimenti i veçantë nga Demet Akalın
Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte takimi i aktores me këngëtaren e njohur Demet Akalın, e cila publikoi një fotografi të përbashkët me mbishkrimin: “Demeti më i bukur në botë”.
Özdemir iu përgjigj menjëherë me fjalët: “Të dua shumë”.
Fotografitë nga dasma u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa ndryshimi në pamjen e Demet Özdemir u kthye në një nga detajet më të komentuara të mbrëmjes.








