Modelja me famë botërore, Hailey Bieber, festoi më 22 nëntor ditëlindjen e saj të 30-të. Me këtë rast, ajo ndau me ndjekësit në Instagram disa fotografi të veçanta nga festimet, ku nuk munguan momentet romantike me bashkëshortin e saj, Justin Bieber.
Krahas fotografive, modelja shkroi “30 zemra”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e miliona ndjekësve të saj.
Vëmendjen e tërhoqi edhe torta e ditëlindjes, e përgatitur posaçërisht për 30-vjetorin e modeles. Në fotografitë përkrah Justin Bieber, Hailey shfaqet e lumtur, teksa shijon momentet e veçanta të festës.
Pamjet romantike të çiftit u bënë shpejt virale në rrjetet sociale, ndërsa modelja mori urime të shumta nga fansat e saj në mbarë botën.








