Një tjetër kapitull i rëndësishëm po nis në historinë e dashurisë së Jori Dellit dhe reperit italian Fred De Palma. Çifti ka vendosur të kurorëzojë lidhjen e tyre dhe dita e madhe duket se është shumë më pranë nga sa mund të mendohej: Jori dhe Fred do të martohen nesër!
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka ndarë së fundmi disa momente nga qëndrimi në Maldive, ku çifti ndodhet së bashku me familjarët e tyre. Fotografitë me të afërmit e të dyja palëve ngritën fillimisht pikëpyetje, duke shtuar dyshimet se një ceremoni e veçantë mund të ishte në përgatitje.
Por ishte vetë Jori ajo që zbuloi më shumë detaje përmes Instagramit. Në një prej Story-ve, modelja publikoi një fotografi me prindërit e partnerit, krahas së cilës shkroi në italisht: “Tra qualche giorno cambio cognome”, që përkthehet: “Pas disa ditësh do të ndryshoj mbiemrin”.
Deklarata ngjalli menjëherë kuriozitet te ndjekësit, të cilët e pyetën nëse kishte ndërmend të merrte mbiemrin e bashkëshortit. Jori iu përgjigj me humor, duke sqaruar se nuk do ta ndryshonte mbiemrin, por se shprehja ishte një mënyrë për të treguar se po martohej.
Ndërkohë, në një tjetër video të publikuar në Instagram Story, Jori ka zbuluar edhe momentin e shumëpritur: dasma do të mbahet nesër!
Kështu, pas disa vitesh së bashku, modelja shqiptare dhe artisti italian janë gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre, në një ceremoni që pritet të shënojë një nga ditët më të veçanta të çiftit.
Jori Delli u bë edhe më e njohur për publikun shqiptar përmes pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, ndërsa lidhja e saj me Fred De Palmën ka qenë shpesh në vëmendjen e ndjekësve. Tashmë, të gjithë sytë janë nga dita e nesërme!








