Cristian Shpendi nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shkëlqen me 3 gola në ndeshje!
Cristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë në futbollin italian! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi tre gola në fitoren spektakolare 5-1 të Cesenës ndaj Ascolit, në javën e 13-të të Serie B.
23-vjeçari nisi spektaklin personal në minutën e 69-të, pas një pasimi të saktë nga Caprini. Në minutën e 84-t, Shpendi realizoi golin e dytë personal, ndërsa vetëm tre minuta më vonë kompletoi tripletën.
Me këtë paraqitje fantastike, sulmuesi shqiptar ngjitet në kuotën e 12 golave sezonalë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon.
Platforma e statistikave “Sofascore” e vlerësoi Shpendin me notën maksimale 10, duke e shpallur protagonistin absolut të takimit.
Sulmuesi po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij në aspektin personal, ndërsa forma e jashtëzakonshme është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, ku Shpendi pritet të marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.








