‘Sulltan Sulejmani dhe Hyremi’ bashkë pas 15 vitesh 😍 Projekti i ri pritet me shumë interes

Pas plot 15 vitesh nga fenomeni televiziv “Sulejmani i Madhërishëm”, dy prej yjeve më të dashur të kinemasë turke, Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli, janë ribashkuar në një projekt të ri filmik që ka ndezur menjëherë entuziazmin e fansave në mbarë botën.

Filmi mban titullin “Imrozda Bahar” (“Pranverë në Imroz”) dhe vjen nën regjinë e Özcan Alper. Dy aktorët do të mbajnë rolet kryesore, duke rikthyer në ekran kiminë ikonike që i shndërroi vite më parë në një nga dyshet më të suksesshme dhe më të komentuara të televizionit turk.

Ribashkimi i tyre ka zgjuar nostalgji të madhe tek publiku, i cili ende i kujton me emocion rolet legjendare të Sulltan Sulejmanit dhe Hyrremit në serialin hit Muhteşem Yüzyıl. Për shumë ndjekës, rikthimi i Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli në të njëjtin projekt konsiderohet si një “garanci suksesi”.

I pyetur nga mediat turke për bashkëpunimin me Uzerli-n pas kaq shumë vitesh, Halit Ergenç u shpreh me shumë emocion: “Ishte vërtet shumë bukur të punoja sërish me Meryem-in…”.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale u mbushën me reagime pozitive nga fansat, të cilët e kanë cilësuar këtë projekt si një nga rikthimet më të mëdha artistike të vitit 2026.

Ndërkohë, detaje të tjera rreth historisë së filmit, kastit të plotë dhe datës zyrtare të premierës pritet të publikohen në ditët në vijim nga mediat turke të showbiz-it.