Zyrtare tashmë, FERMA VIP hap dosjet! Tre opinionistët u gjetën, gjithçka që duhet të dini për ndryshimet…

Dosja u hap dhe gjithçka doli në dritë! Reality show më i komentuar rikthehet fuqishëm dhe këtë herë vjen me ndryshime që po bëjnë bujë para nisjes.

FERMA VIP ka zbuluar zyrtarisht tre opinionistët, përmes një versioni kreativ me mesazhin “KËRKOHET”, duke ndezur menjëherë rrjetin.

Në panel rikthehet Armina Mevlani, e cila do të mbajë sërish rolin e opinionistes pas suksesit në edicionin e parë. Ndërsa për herë të parë i bashkohen këtij formati Einxhel Shkira dhe Ermal Mamaqi, dy emra që pritet të sjellin dinamika të reja dhe debate të forta në spektakël.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu…

Në drejtimin e këtij edicioni vjen Arbana Osmani, ndërsa si producente rikthehet Holta Kolaneci Dulaku, pas sezonit të parë. Regjia këtë herë i është besuar Eduart Grishaj, duke ngritur pritshmëritë për një produksion edhe më spektakolar.

Ndryshimi më i madh? FERMA nuk është më thjesht fermë! 🏡
Formati është rikonceptuar totalisht dhe këtë herë shndërrohet në një vilë pushimi në fshat, ku komoditeti përplaset me sfidat dhe strategjitë e lojës.

Studio madhështore dhe teknologjia e avancuar, që ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve në sezonet e kaluara. Këtë herë premton të mos lërë vend për kritika. Sipas burimeve, çdo detaj është çuar në një tjetër nivel.

Nga e premtja, 27 mars, 21:00 nis zyrtarisht FERMA VIPVIZION PLUS
Çdo të hënë dhe të premte, një tjetër spektakël që pritet të mbajë publikun “gozhduar” pas ekranit.

Një gjë është e sigurt: këtë herë, loja bëhet më e fortë se kurrë… dhe surprizat sapo kanë filluar!