Mes disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, Gloria Meshi kishte vetëm një të preferuar. Modelja ishte e ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, ku u përball me një lojë zgjedhjesh të drejtuar nga Marina Vjollca.
Gjatë rubrikës, në ekran u shfaqën futbollistë të njohur si Lamine Yamal, Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo dhe Granit Xhaka. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk arriti ta bindte modelen të ndryshonte mendim.
Gloria zgjodhi që në fillim Erling Haaland dhe i qëndroi besnike sulmuesit norvegjez deri në fund të lojës. Më pas, ajo tregoi edhe arsyen përse pikërisht Haaland ishte zgjedhja e saj.

