Një reality show ndërkombëtar për dashurinë po kërkon vajza dhe djem shqiptarë: Aplikimet janë hapur!

Një format i ri dating reality, i zhvilluar në bashkëpunim me një produksion turk, pritet të sjellë në ekran një eksperiencë ndryshe për publikun shqipfolës. Ndryshe nga formatet klasike televizive, ky projekt synon autenticitetin dhe historitë reale të njerëzve të zakonshëm.

Produksioni është në kërkim të vajzave nga 19 deri në 30 vjeç dhe djemve nga 22 deri në 35 vjeç, të cilët janë single, të rehatshëm para kamerës dhe të gatshëm për një eksperiencë intensive. Fokusi nuk është tek personazhet e njohur publikë, por tek individë me personalitet, energji dhe histori për të treguar, nga influencer dhe artistë, deri tek sportistë apo profile krejtësisht autentike.

Përveç eksperiencës ndërkombëtare dhe ekspozimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë çmimin e madh si çift fitues.

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të përzgjedhjes, që përfshijnë intervista dhe audicione fillestare.

Ky projekt synon të sjellë një frymë të re në zhanrin e reality show-ve për publikun shqiptar — më pak skenar, më shumë realitet.

YOU MAY ALSO LIKE