Pas Top Albania Radio, digjet edhe një tjetër media

Pas Top Albania Radio, digjet edhe një tjetër media

Ende nuk është konfirmuar nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Një ditë pasi Ledion Liço bëri të ditur se ambientet e Top Albania Radio, pranë stadiumit, ishin përfshirë nga zjarri, një tjetër lajm i ngjashëm është raportuar sot nga Rudina Xhunga, e cila njoftoi se edhe zyrat e Dritare TV janë djegur.

Përmes një postimi në Instagram, Dritare TV bëri me dije se zjarri ra në ambientet e Kompleksit Kika 2, ku televizioni online ushtron aktivitetin me qira. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në regjinë e transmetimit.

“Dritare TV është djegur”, shkruan Rudina Xhunga në njoftimin e saj, ku kërkon mirëkuptimin e publikut për uljen e aktivitetit gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se televizioni do të vijojë të jetë pranë ndjekësve të tij.

Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar që të konfirmojë nëse zjarri në ambientet e Dritare TV ka lidhje me atë të Top Albania Radio. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e të dyja ngjarjeve.

https://www.instagram.com/reel/De1CrHax5d3/?utm_source=ig_embed&ig_rid=AHvh_BofRvPjcy3o7LEMHMD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *