Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj duket se po e shijojnë gjithnjë e më hapur shoqërinë e njëri-tjetrit! Këtë herë, ka qenë vetë Elsoni ai që ka tërhequr vëmendjen, duke publikuar në Instastory një fotografi krah këngëtares së njohur, nga O2 Arena në Londër.
Në foto, dyshja shfaqet e buzëqeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit, teksa kanë marrë pjesë në një aktivitet me profesorin e njohur të fizikës, Brian Cox. Një moment që nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht për shkak të interesit të madh që ka ngjallur kohët e fundit raporti mes tyre.
Edhe pse Elvana dhe Elsoni nuk kanë konfirmuar publikisht nëse janë në një lidhje dashurie, kjo fotografi ka rikthyer vëmendjen te dyshimet për marrëdhënien e tyre. Së fundmi, ata janë përfolur edhe për një shtatzëni të mundshme, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga vetë dyshja.
A është kjo një tjetër shenjë se raporti mes tyre po bëhet gjithnjë e më i hapur, apo thjesht një moment i veçantë i ndarë me ndjekësit? Për momentin, mbetet të shihet nëse Elvana apo Elsoni do të reagojnë përballë gjithë kureshtjes që kanë ngjallur.

