Modelja australiane dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Sahara Ray, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare, vetëm pak muaj pasi ishte bërë nënë për herë të parë. Ajo ishte përfolur më herët edhe për lidhjen e saj romantike me këngëtarin e njohur Justin Bieber.
Lajmi i trishtë u bë publik nga familjarët e saj, të cilët konfirmuan për TMZ se modelja ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës, e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur, në spital.
“Ajo ndërroi jetë mbrëmë, e rrethuar nga familja në spital. Ajo ishte shumë e dashur”, u shprehën familjarët e Sahara Ray.
Deri më tani, shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur.
Vdekja e modeles vjen në një periudhë të rëndësishme të jetës së saj, pasi vetëm pak muaj më parë ajo kishte mirëpritur fëmijën e saj të parë, një vajzë.
Sahara Ray u bë e njohur në industrinë e modës dhe në rrjetet sociale, ndërsa emri i saj mori vëmendje të veçantë edhe për shkak të lidhjes së përfolur me Justin Bieber.
Ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë pas dhimbje te familjarët dhe njerëzit e afërt, ndërsa rrethanat e plota të vdekjes mbeten ende të paqarta.

