Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në Instagram, ku shfaqet krah reperes së njohur amerikane Ice Spice.
Dy artistet kanë pozuar së bashku në një fotografi të publikuar në Instastory-n e Erës, duke ngjallur kureshtje për këtë takim të papritur.
Fotografia ka ngritur pikëpyetje nëse kjo është thjesht një përballje mes dy artisteve apo mund të ketë diçka më shumë në horizont. Duke qenë se të dyja i përkasin skenës muzikore ndërkombëtare, një bashkëpunim mes tyre do të ishte padyshim një zhvillim interesant për fansat.
Megjithatë, deri më tani, as Era Istrefi dhe as Ice Spice nuk kanë bërë ndonjë deklaratë për një projekt të përbashkët muzikor. Mbetet për t’u parë nëse kjo foto është thjesht një moment mes dy këngëtareve apo një shenjë e diçkaje që mund të vijë së shpejti.

