Romanca mes Vanesës dhe Indrit në Ferma VIP ka marrë një tjetër kthesë që po komentohet kudo.
Pas ditësh të tëra afrimiteti dhe aludimesh, dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë gjatë një feste të organizuar brenda fermës. Atmosfera festive, muzika dhe shoqëria e banorëve të tjerë duket se i ka afruar edhe më shumë.
Teksa vallëzonin të përqafuar, Vanesa dhe Indri janë afruar dhe kanë shkëmbyer një puthje që nuk ka kaluar pa u vënë re, me pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ky moment shihet si një pikë kthese në raportin e tyre, sidomos pas deklaratave të fundit të Vanesës. Vetëm pak ditë më parë, ajo kishte folur hapur për gjendjen e saj emocionale në dhomën e Agait, duke kërkuar falje ndaj partnerit që ka jashtë dhe duke pranuar se po kalonte një situatë jo të lehtë.
Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se afrimiteti me Indrin ka avancuar, duke e bërë marrëdhënien e tyre një nga më të komentuarat e këtij edicioni.
Publiku tashmë është i ndarë mes atyre që e shohin si një histori të sinqertë dhe të tjerëve që e konsiderojnë pjesë të lojës.
Një gjë është e sigurt, Vanesa dhe Indri janë kthyer në qendër të vëmendjes në Ferma VIP.

