Nga TikTok-u te Teta Moza, Zhaku nuk kursehet me deklaratat!

Inida Gjata, e njohur gjerësisht nga publiku si Zhaku, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme, 14 korrik, në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, ku iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta nga moderatorja Marina Vjollca, duke dhënë përgjigje plot spontanitet.

Pa hezitim, u shpreh se “personazhet e TikTok-ut janë të mbivlerësuar”.

Duke e paralelizuar me futbollin, ajo tha se në gjysmëfinale do të zgjidhte këngëtaren Fifi, duke theksuar se e vlerëson shumë si artiste.

Por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur Marina e pyeti se kë do të donte përballë në finale.

Teta Mozën“, u shpreh Zhaku referuar shkrimtares dhe poetes së njohur Mimoza Ahmeti.
Ndërsa pyetjes se cili artist shkon gjithmonë në finale, ajo nuk ngurroi me përgjigjen.

“Fiton Zhaku!”, përfundoi ajo.