Shakira rikthehet sërish në skenën e Kupës së Botës! 🌍⚽
Këngëtarja e famshme ka konfirmuar se kënga e saj më e re, “Dai Dai”, është zgjedhur si himni zyrtar i Botërorit 2026, duke rikthyer edhe një herë magjinë që e lidhi prej vitesh me eventin më të madh të futbollit.
Lajmin artistja e ndau vetë përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale, ku zbuloi se projekti muzikor do të publikohet më 14 maj. Menjëherë pas njoftimit, fansat shpërthyen me reagime entuziaste, duke e cilësuar rikthimin e saj si “momentin perfekt” për atmosferën e Kupës së Botës.
Botërori 2026 do të organizohet në Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, ndërsa Shakira bëhet sërish pjesë e historisë muzikore të këtij kompeticioni legjendar.
Kjo është hera e tretë që artistja kolumbiane lidhet me Kupën e Botës. Në vitin 2010 ajo pushtoi globin me hitin ikonik Waka Waka (This Time for Africa), i cili mbetet edhe sot një nga himnet më të famshme sportive të të gjitha kohërave. Katër vite më vonë, ajo solli edhe La La La (Brazil 2014) për Botërorin në Brazil.
Në videon promovuese të “Dai Dai”, të realizuar në Stadiumi Maracanã, Shakira shfaqet mes atmosferës festive, e rrethuar nga kërcimtare dhe topa futbolli, duke dhënë edhe disa sekuenca nga ritmi energjik i këngës së re.
Vetë titulli “Dai Dai”, që në italisht përkthehet si “Hajde” ose “Ejani”, ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth projektit që pritet të shoqërojë emocionet e Botërorit 2026.

